Delawie

Delawie: Duhet edhe shumë punë për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori i Amerikës, në Kosovë, Greg Delawie, deklaroi sot se ka nevojë edhe për më shumë punë për të ulur tensionet midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. “Shpresoj se kjo fundjavë do të shihet si një pikë kthese pozitive. E pranoj se kjo ka qenë një fundjavë e vështirë. Vlerësoj përpjekjet për të siguruar sigurinë. Protesta paqësore do të tregonte më mirë Kosovën që njoh”, tha diplomati amerikan. Ndërkohë mbasadori i Amerikës,  në Beograd, Kyle Scott, tha se tensionet gjatë vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiq në Kosovë theksojnë nevojën për kompromis dhe normalizimin e marrëdhënieve. Diplomati amerikan theksoi se barrikadat në rrugë penguan vizitën e planifikuar të Vuçiqit në fshatin Banjë, por ishte mirë që pjesa tjetër e vizitës kaloi pa incidente.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …