Brickos

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi vizitën e kryetarit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë e ka quajtur vizitë millosheviqiane

Deputeti i  Vetëvendosjes, Rexhep Selimi,  vizitën e kryetarit  serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë  e ka quajtur vizitë millosheviqiane,  e cila nuk do të duhej të lejohej nga institucionet e vendit. Ai i ka dërguar një porosi ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin për fjalët e tij se janë dëgjuar të shtëna sot në Drenicë, duke i thënë se krismat janë mënyra se si duhet të pritet armiqtë. “Vuçiqit duhet t’i ndalohet edhe Drenica por jo vetëm kaq, atij duhet t’i ndalohet edhe e gjithë Kosova. Ai s’kishte as pse të lejohej në Ujman, pa lëre më edhe në Drenicë. Ardhja e tij në Kosovë është rezultat i marrëveshjeve të fshehta me Thaçin”, ka shkruar Selimi. Lajmin, se ka pasur të shtëna në rajonin e Drenicës derisa Vuçiq tentonte të shkonte në fshatin Banjë të Skenderajt, e ka demantuar Policia e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …