Serbët ne veri e shqiptarët në Kosovën Lindore nuk do të dëshironin të jetonin nën autoritetin e një sovraniteti të huaj

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, Richard Caplan ka deklaruar se ndryshimi i negociuar i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe se një veprim i tillë do të normalizonte raportet midis dyja vendeve. Ai thekson se nga luftërat që shkatërruan ish-Jugosllavinë në fillim të viteve të 90-ta, tashmë dallimi me situatën midis Kosovës dhe Serbisë është se ndryshimi i kufijve që po shqyrtohet, do të ishte një ndryshim i negociuar dhe rrjedhimisht paqësor. “Ndryshimet konsensuale janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar, dhe se një ndryshim i tillë është arritur edhe gjetiu, si për shembull, shpërbërja e Çekosllovakisë, në dy shtete: Çekinë dhe Sllovakinë më 1993. Ndryshimet konsensuale të kufirit u diskutuan (por pa sukses) edhe në konferencën për Jugosllavinë më 1991”, thekson Caplan. Ai theksoi se përderisa ndryshimi i kufijve mund të zgjidhë një problem siç është pakënaqësia e serbëve të Kosovës në veri të lumit Ibër, dhe si shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ekziston mundësia që të shkaktojë në migrime të pakicave nga këto pjesë të Kosovës dhe Serbisë, pasi ato nuk do të dëshironin të jetonin nën autoritetin e një sovraniteti të huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk, Ozkan Ulutash, ka qëndruar në një vizitë zyrtare, në selinë e NATO-s, në Bruksel

Ulutash: Aleatët dhe partnerët e NATO-s mbështesin përpjekjet e KFOR-it për sigurimin e mjedisit të sigurt në Kosovë

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë, gjenerali turk,  Ozkan Ulutash, ka deklaruar se …