Filip David: Deklaratat e Vuçiqit zbulojnë thelbin e vërtetë dhe qëllimet e pushtetit të tij lidhur me Kosovën

Filip David: Deklaratat e Vuçiqit zbulojnë thelbin e vërtetë dhe qëllimet e pushtetit të tij lidhur me Kosovën

Shkrimtari serb,  Filip David, themelues i Qarkut të Beogradit, grupi i parë dhe më i rëndësishëm kundër luftës në fillimin e viteve të ’90-ta, e vlerëson skandaloze deklaratën për Sllobodan Millosheviqin. Ai për gazetën beogradase “danas” thekson se deklaratat e tilla në fakt e zbulojnë thelbin e vërtetë dhe qëllimet e pushtetit të Aleksandar Vuçiqit lidhur me Kosovën.  Sinqerisht, nga ai “fjalim historik” i paralajmëruar shumë kohë më parë, kam mbajtur ndër mend vetëm fjalinë për Sllobodan Millosheviqin si “lider të madh”. Të thuhet diçka e tillë në Kosovë, pas gjithë asaj që na ka ndodhur, hedh dritë të vërtetë edhe te pushteti aktual si dhe në sinqeritetin që të bëhet diçka domethënëse e serioze në marrëdhëniet me Kosovën. Shumë demagogji, aspak dëshira reale”, ka përfunduar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …