Edi Rama

Edi Rama: Në radhë të parë i takon Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të përpunojnë një platformë për dialogun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke folur për bisedimet Kosovë-Serbi. në një emision televiziv,  ka thënë se i takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të të përpunojë një platformë për dialogun dhe unë jam i fundit njeri ndër shqiptarë që më takon të flas dhe të bëj komentatorin sepse njëra anë në Kosovë ka një debat mbi një ide dhe jo mbi një platformë. Ndjej detyrimin që të respektoj deri në fund Kosovën dhe autoritetet e saj. Isha shumë i qartë kur thashë se kam folur dhe do flas sa herë është e nevojshme për Kosovën dhe as kam folur dhe as do flas në emër të Kosovës. Na duhet shumë më tepër se sa debati i radhës. Shqipëria ka detyrimin të mbështesë fuqimisht Kosovën dhe në këtë detyrim të ndjekë dhe të presë se çfarë përfaqësuesit e Kosovës mendojnë se për çfarë gjërash janë dakord të bëjmë. Unë nuk mund të bëjë tutorin e Kosovës. Kjo është një çështje ku luhet fati jo i Kosovës, por i kombit shqiptar dhe mund të bëhen gabime shumë të rënda. Andaj nevojitet një diskutim i brendshëm strategjik ka thënë mes tjerash kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Shuma e buxhetit për blerjen e teksteve e mjeteve mësimore gjatë vitit shkollor 2022-2023, ishte mbi 11 milionë euro. Kështu u tha në komisionin Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore

Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, prindërit kritikojnë subvencionimin e teksteve

Më pak se dy javë para nisjes së vitit të ri shkollor në Kosovë, prindërit …