leoni

Goran Rakiq: Para se të lëshohet ura për qarkullim mbi Lumin Ibër duhet të definohet kufiri që ndan Mitrovicën në veri

Goran Rakiq: Para se të lëshohet ura për qarkullim mbi Lumin Ibër duhet të definohet kufiri që ndan Mitrovicën në veri

Shefja e Administratës Komunale në Komunën Veriore të Mitrovicës, Adriana Hoxhiq, ka thënë se punët në urën mbi Lumin Ibër nuk janë projekt i Komunës Veriore të Mitrovicës, por shpreson se ato do të përfundojnë deri në fund të vitit. Hoxhiq është ankuar në buxhetin e vogël të Komunës që përcakton Ministria e Financave, ndërsa ka siguruar se projektet infrastrukturore për të cilat janë investuar mbi 500 mijë euro do të përfundojnë sivjet. Ura kryesore mbi lumin Ibër nuk do të hapet për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve në vitin 2018 ndonëse kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka dhënë disa data, të fundit në majin e këtij viti, kur ka siguruar mitrovicasit se ura do të hapet në qershor. Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, ka kërkuar që para se të lëshohet ura për qarkullim të automjeteve dhe të njerëzve të definohet kufiri i cili ndan edhe de iure  Mitrovicën në veri dhe atë në jug.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …