Isa Mustafa

Isa Mustafa: Si do të përmbushet amaneti tjetër i Ahmet Krasniqit, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve

Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me rivarrimin, në Prishtinë të kolonelit, Ahmet Krasniqi përmes një postimi ka shkruar se pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar nga dora e fshehtë e kolonës Ahmet Krasniqit, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Megjithatë, sipas, ish ministrit në qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit, ku kolonel Ahmet Krasniqi ishte ministër i mbrojtjes, krahas përmbushjes së një amaneti që Baci të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, ka shkruar mes tjerash, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: VV-ja po përpiqet të imponojë një rend të ri, i cili është në kundërshtim me rendin kushtetues të Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka shkruar se Vetëvendosja po përpiqet të …