Pacolli: Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona

Pacolli: Dikur kemi jetuar bashkë me serbët dhe unë po e shoh tendencën se ata duan të jetojnë bashkë

Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli ka thënë se ndërmjet Serbisë e Kosovës nuk duhet të ketë kufij. Ai ka pohuar se dikur  kemi jetuar bashkë dhe unë po e shoh tendencën se ata duan të jetojnë bashkë. Ne, në vend se të ndërtojmë kufij, duhet t’i eliminojmë kufijtë dhe t’i lemë njerëzit të lëvizin lirshëm”, ka thënë Pacolli për TV Prva në Nju Jork. Ai ka shfaqur bindjen se zgjidhja është bashkëpunimi ekonomik, më shumë vende pune, më shumë rritje ekonomike, jetë më të mirë të popullatës, shkollim më cilësor dhe më shumë prodhime në tryezë. Kjo do të duhej të ishte zgjidhja, nëse ka vullnet nga ana jugore e veriore, kjo mund të arrihet”, ka theksuar Pacolli. I pyetur se sa jemi larg nga zgjedhja e problemit ë Kosovës, ai ka thënë se jemi larg dhe afër. “Jemi shumë larg dhe jemi shumë afër. Çdo gjë është ndër duart tona. Nëse duam mund të jemi shumë afër, e nëse nuk duam jemi shumë larg”, ka thënë ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Glauk Konjufca mohon shkeljen e Kushtetutës: Seanca mund të zgjasë mbi 24 orë

Glauk Konjufca ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje të Kushtetutës lidhur me moskonstituimin e Kuvendit …