leoni

Kryetari Jashari po merr pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari po merr pjesë në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Kosovës, që po mbahet në Prishtinë, ku po diskutohet për Projektligjin nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Në këtë takim po marrin pjesë edhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Projektligji në fjalë ka kaluar leximin e parë në Kuvendin e Kosovës, dhe pasi të hyjë në fuqi, do të rregullojë fushën e dhënies në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunave të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …