MINISTRI BYTYQI PRITI ZYRTARË NGA AMBASADA AMERIKANE NË PRISHTINË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur zyrtarë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, respektivisht Richard Mei, zyrtar për Çështje Publike dhe zëvendësshef i Misionit, Scott R Righetti, Specialist i Shkëmbimit Akademik – Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Brian Martalus, drejtor i Zyrës së Zhvillimit Ekonomik dhe Remzije Potoku, asistente e Çështjeve Kulturore dhe Arsimore. Në këtë takim, i cili është zhvilluar pas vizitës zyrtare që ka pasur ministri Bytyqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit, me theks të veçantë për bashkëpunimin rreth programit “Fulbright”. Ministri Bytyqi ka falënderuar ShBA-të dhe popullin amerikan për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën, sidomos në fushën e arsimit, ku është dhënë një kontribut i jashtëzakonshëm në forma të ndryshme dhe në të gjitha nivelet e arsimit. Po ashtu, ministri Bytyqi ka falënderuar USAID-in dhe Ambasadën Amerikane në Prishtinë për krijimin e mundësisë për vizitën zyrtare në ShBA dhe i ka njoftuar delegacionin në hollësi për të gjitha takimet që ka pasur me udhëheqës të lartë të institucioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …