Kryetari, Kadri Veseli, në Konventën e Partisë ngriti lartë rolin e PDK-së, në shtet-formimin e Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, në Konventën e Partisë  ka ngritur lartë rolin e PDK-së, në shtet-formimin e Kosovës. “Çdo gjë e madhe që është bërë gjatë këtyre viteve në Kosovë, mban edhe vulën e Partisë Demokratike të Kosovës. Do t’i vazhdojmë projektet e mëdha dhe punët e mira për vendin. Bashkë, do ta forcojmë PDK-në dhe Kosovën. Derisa Veseli fliste, sapo kishte përmendur emrin e ish kryetarit të partisë, tani kryetar i Kosovës salla duartrokiste  për Hashim Thaçin. Kjo është një ditë e veçantë për Partinë Demokratike të Kosovës. Fillojmë zgjedhjet e brendshme dhe festojmë me krenari 19-vjetorin e themelimit të partisë sonë. Nga sot, nisim një rrugëtim të ri për PDK-në dhe Kosovën”, ka thënë Veseli. Është bërë e ditur se zgjedhja e kryetarit të kësaj partie do të bëhet në muajin dhjetor të këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …