Jakup Krasniqi: Më problemet aktuale që ka Kosova duhet të shqyrtohet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakoshme

Krasniqi: Pa debat të brendshëm, konsensus nacional e platformë nga Kuvendi, nuk do të duhej të fillonin bisedimet politike

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se pa debat të brendshëm, konsensus nacional e platformë nga Kuvendi, nuk do të duhej të fillonin bisedimet politike. Sipas tij, nuk është në kompetencën e kryetarit t’i bëjë këto bisedime. “Kosova nuk është dashur t’i zhvillojë bisedimet politike, rezoluta më herët është nxjerrë që të zhvillohen bisedime teknike për t`ia lehtësuar jetën qytetarëve, por jo politike. Këtu është gabimi më i madh i palës sonë e cila pa një debat të brendshëm përmbajtjesor i fillon bisedimet”, ka thënë Krasniqi në tryezën e diskutimit”. “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosovë-Serbi dhe mësimet që lidershipi i Kosovës duhet të përsërisë”, organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike “Edhe ata që i kanë mbështet bisedimet kanë përgjegjësi. Ato nuk kishin si të prodhojnë rezultate. Pa krijimin e një konsensusi dhe hartimin e një dokumenti se çka do të diskutohet, nuk duhej të fillonin bisedimet. Pa debat të brendshëm, konsensus nacional, vendim të Kuvendit askush s`ka të drejtë të bisedojë për korrigjim kufijsh. Është fyerje për inteligjencën”, ka vazhduar Krasniqi. Tutje Krasniqi ka porositur që nuk duhet t’i besohet serbëve për marrëveshje sepse e kaluara ka treguar që ata nuk i kanë respektuar.”Edhe nëse thuhet se Serbia do ta njeh Kosovën nëse arrihet marrëveshja për shkëmbimin e territoreve, atyre nuk duhet t’iu besohet. E kaluara na ka vërtetuar këtë”, ka thënë Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …