Veseli: Procesi i zgjedhjeve partiake do ta fuqizojë dhe rrisë PDK-në si partia më e madhe në vendit

Kadri Veseli: Procesi i zgjedhjeve partiake do ta fuqizojë dhe rrisë PDK-në si partia më e madhe në vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në hapjen e procesit zgjedhor partiak në degët e Gjilanit, Dardanës, Vitisë, Hanit të Elezit, Istogut dhe Hasit, ku ka kërkuar mobilizim dhe hapje të partisë për ardhjen e sa më shumë intelektualëve e njerëzve më të mirë nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunave përkatëse. Kreu i PDK-së ka thënë se procesi i zgjedhjeve partiake do ta fuqizojë dhe rrisë PDK-në si partia më e madhe që ka shërbyer që nga liria e vendit, pastaj Shpallja e pavarësisë dhe shtet ndërtimi. “Partia Demokratike të Kosovës dëshiron ta ketë në çdo shtëpi njeriun më të mirë. PDK do të ketë brenda vetes njerëzit më të mirë të secilës lagje, njerëzit më të mirë të secilit fshat e secilit qytet. Kur rritet dhe fuqizohet Partia Demokratike e Kosovës edhe shteti i Kosovës do të forcohet e fuqizohet më shumë”, ka deklaruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgimtarët tanë që kanë qëndruar në pushimet e verës në vendlindjet e tyre, po të kthehen në vendet ku punojnë

Mërgimtarët shprehin preferenca politike para zgjedhjeve të 28 dhjetorit: PDK dhe LDK në fokus

Në prag të festave të fund vitit dhe zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, …