Sot në Bibliotekën Kombëtare u përurua libri “Ali Aliu Kelmendi – Ringjallja e Prometeut”, i autorit, Avni Dehari

Sot në Bibliotekën Kombëtare u përurua libri “Ali Aliu Kelmendi – Ringjallja e Prometeut”, i autorit, Avni Dehari

Sot në Bibliotekën Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, është përuruar libri, “Ali Aliu Kelmendi- Ringjallja e Prometeut”, vepër letrare publicistike e veprimtarit dhe shkrimtarit të njohur, Avni Dehari.

Fillimisht  para të pranishmëve të shumtë në amfiteatër, në përurim të këtij libri,  foli kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, Hydajet Hyseni. Ai në një shkrim të tij analitik, ka spikatur momentet krijuese që ka ndërlidhur autori i librit, Avni Dehari duke shkruar për personalitetin shumëdimensional të Ali Aliut-Kelmendit, një atdhetar  i devotshëm i Çështjes Kombëtare, i cili tërë jetën ishte angazhuar në rrugën e lirisë për bashkimin e trojeve të Shqipërisë. “Nuk ka qenë e lehtë për autorin ta shkruajë këtë libër meqë veprimtari, Ali Aliu  ka një biografi tejet të pasur  me të dhëna të shumta të aktivitetit të tij atdhetar, qysh nga Lufta e Dytë Botërore, ku ai mori pjesë në luftën Antifashiste dhe vazhdoi aktivitetin e tij  deri le lufta e UÇK-së dhe e çlirimit të Kosovës nga robëria shekullore sllave e serbe. Falë përkushtimit dhe ruajtjes së materialeve në periudha të ndryshme, Avni   Dehari,  e ka begatuar deri në nivelin maksimal këtë monografi voluminoze me 700 faqe, ka thënë mes tjerash në fjalën e tij, Hydajet Hyseni.

Një fjalë rast ka mbajtur edhe, Faik Rexhepi, bashkëveprimtari edhe shoku i Ali Aliut, i cili në fjalën e tij të shkurtë përkujtoi faktin se  Presheva gjithmonë i ka dhënë figura me rëndësi kombëtare historisë së  Shqipërisë. Ali Aliu është një figurë e ndritur që kontribuoi për çështjen kombëtare. E tërë jeta e tij është histori, theksoi ai.

Në fund, të përurimit të librit,  autori, Avni Dehari, foli për metodologjinë së cilës iu ka përmbajtur gjatë hartimit të monografisë, e cila me shumësinë e fakteve e të dhënave, ia ka kushtëzuar edhe formatin letrar, publicistik e artistik, në mënyrë që kjo vepër ta prezantojë sa më denjësisht personalitetin, jetën, veprimtarinë dhe kontributin madhor që ka dhënë, Ali Aliu dhe familja e tij,  në rrugën e  rezistencës  së pandalshme, historike të popullit shqiptar për çlirim dhe bashkim kombëtar. Autori i librit, Avni Dehari ka spikatur faktin se Ali Aliu-Kelmendi gjatë tërë jetë së tij nuk i devijoi bindjet dhe qëndrimin e drejtë atdhetar,  edhe pse regjimi jugosllav  e kishte arrestuar, persekutuar dhe  e kishte mbajtur në burg disa herë duke e degdisur edhe në Burgun famëkeq të Goli Otokut.

Gjatë përurimit janë lexuar edhe pjesë të librit, ndërsa në fund familjarët e Ali Aliut kanë falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në përurim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …