Jakup Krasniqi: Nuk janë dy nene problem, por politikat grabitëse

Duhet të jesh naiv, siç janë një pjesë e pozitës (pasi edhe nga pozita pat diskutime të arsyeshme), që mos të kuptohet se problemi i debatit të sotëm në Kuvendin e Kosovës nuk ishte te një apo dy neneve, por te politika e cila i ka formuluar nenet. Këtu kontestonte e gjithë droja e opozitës. Pra ishte droja për nënshtrimin e kollajshëm i krerëve te pozitës. Dhe droja e opozitës nuk duhet nënvlerësuar nga shumica parlamentare.

 

Në rastin tonë (në diskutimet për Trepçën), pyetja që duhet të shtrohet është: Politikat e cilit faktor (të brendshmit a të jashtmit) kanë ndikuar në hartimin e neneve te kontestuara? Kjo është çështja që duhet të trajtohet me vëmendje të shtuar nga të gjithë ata që nuk dëshirojnë ta grabisin pasurinë nacionale, në ketë rast jo vetëm të Trepçës, por edhe pasurive të tjera minerare në Republikën e Kosovës.

 

Një gjë dihet të kuptohet, këtyre liderëve politik që kanë bërë lëshime të mëdha, nga Marrëveshja për ndryshimet kushtetuese (për zgjedhjen e Presidentit) me të gjitha marrëveshjet pasuese, deri të kjo e nëntë e dhjetë shkurtit në Bruksel, për Sistemin e Drejtësisë, duhet të jesh më shumë se i verbër tu besosh. Sot në Kuvend pozita u kërkos, se me shtyrjen e afatit për Trepçën e ka shpëtuar atë nga falimentimi, kësaj i thonë: të bësh hopa pa e kapërcyer lumin?! Pasi nuk është hera e parë që deputetët e subjekteve të koalicionit, me lehtësi ju nënshtrohen diktatit të liderëve të tyre apo diktatit të te tjerëve që u vjen përmes liderëve te tyre. Raste të tilla ka pasur bukur shpesh dhe jo vetëm në legjislaturën e katërtë. Kësaj i thonë: “ulu se nuk të han qentë”.

 

Sot deputetët, ne një masë edhe të opozitës u puqen me ata të opozitës, por a do të mbajnë ketë qëndrim edhe kur të amendamentohet ligji, pritet që të shihet. Nëse i qëndrojnë asaj që kanë diskutuar sot, sigurisht që do të behet një zgjidhje e mirë për Trepçën. Po, për ketë duhet të presim amendamentimin dhe miratimin e tyre në leximin e dytë. Amendament

 

Sa i përket asaj që u ngrit nga ndonjë deputet i pozitës se jemi për ekonomi të tregut e jo për ekonomi socialiste?! Kjo është fund e maje një refren primitiv, pasi në Republikën e Kosovës, edhe po të donte dikush, nuk ekziston asnjë mundësi për kthimin e ekonomisë socialiste te kooperativizmit. Askush në Republikën e Kosovës, nuk është i verbër të mendoj se ne mund te ringjallim një sistem gati të falimentuar në shkallë botërore. Akuzat e kësaj natyre janë për diskualifikim, pra janë goditje nën brez. Këto goditje e kanë qëllimin e tyre për grabitje të lirë. Me një gjuhë tjetër kësaj i thonë përrallë për fëmijë për netët e gjata të dimrit. Konsideroj që problemi nuk është pse dikush nuk po e dëshiron ekonomin e tregut të lirë. Problemi është se dikush përmes ekonomisë se lirë të tregut, po e grabit e plaçkitë pasurinë e qytetarëve të Kosovës.

 

Ne një situatë të tillë, nëse duhet të zgjedhim, në mes ekonomisë se plaçkitur nga bandat e ndryshme familjare dhe ekonomisë se nacionalizuar, interesi kombëtar është të zgjidhet kjo e fundit (nacionalizimi).

 

Në kohën kur institucionet e shtetit janë kapur dhe po kapen nga familje të “luftës” e të “pacifizmit”, nacionalizimi i pasurisë kombëtare është zgjedhja më e mira e mundshme. Argument për ketë është edhe lufta e bandave për Prokurorin e shtetit!!!

 

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …