leoni

ROSU

Në Veri të Mitrovicës ROSU arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e serbit Oliver Ivanoviq

Sot në mëngjes, në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq në janar të këtij viti. Pjesëtarë të Njësisë speciale të të Kosovës, ROSU, në orët e hershme të mëngjesi kanë arrestuar katër persona në bastisjet që kanë bërë në katër lokacione, tre në lidhe me hetimin rreth një lënde dhe të katërtin për kundërvënie zyrtarëve policorë, citon zëdhënësin e Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Mediet e Beogradit njoftojnë se është arrestuar pjesëtari i policisë së Kosovës Dragisha Markoviq, Sasha Çurçiq dhe Marko Roshiq. Aksioni për arrestimin e këtyre personave, sipas medieve serbe, është zhvilluar nga ora 6:00 dhe ka zgjatur deri pak pas orës 7, kur pa ndërprerë janë dëgjuar sirenat për rrezik nga ajri që ka zgjuar dhe shqetësuar qytetarët, shkruajnë këto medie.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …