Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, Naim Qelaj, ka anuluar pjesëmarrjen në një Forumin rajonal

Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, Naim Qelaj, ka anuluar pjesëmarrjen në një Forumin rajonal

Koordinatori Nacional për mbrojte nga dhuna në familje, zëvendës-ministri, Naim Qelaj, ka anuluar pjesëmarrjen në Forumin rajonal “Promovimi dhe Implementimi i Konventës së Stambollit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi” në Shkup, pasi organizatorët mbishkrimet e përfaqësuesve të Kosovës i ka vënë me fusnotë. Qelaj tha se nuk do të marrë pjesë në forum pa emërtimin e plotë të Kosovës si shtet i barabartë me vende tjera pjesëmarrëse. “Pres nga organizatorët të veprojnë dhe të na mundësojnë pjesëmarrjen  tonë me evitimin e fusnotës ose të shënohet edhe mendimi i GJND së dhe Deklarata e Pavarësisë së Kosovës”, tha Qelaj.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra mijëra qytetarëve nga diaspora iu është njohur e drejta për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë …