Albert Z. Zholi

Shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur, Albert Z. Zholi merr titullin e lartë “Nderi i Shoqatës “Shqipëria”

Shoqata “Shqipëria”, Bashkia Vlorë, dhe Drejtoria Arsimore Vlorë me rastin e vitit  mbarëkombëtar të Skëndërbeut organizuan konkursin ART- KULTURË –SPORT, me shkollat e mesme dhe 9-vjeçare të qytetit bregdetar të Vlorës Qellimi i këtij aktiviteti ishte aktivizimi i rinisë me art, shkëputja nga rrjetet sociale dhe nga veset jo të pranushme për shoqërinë. Konkursi u organizua në 5 disiplina: Poezi, pjesë teatrale, instrument, pikturë, aerobi.  Kryetare e Jurisë ishte “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa. Anëtarë, Jorgaq Tushe (regjisor), Albana Curro (inspektore), Roland Runaj (piktor),  Myrteza Mara (shkrimtar). Konkursi u hap me Vallen e Qendrës Kulturore Vlorë. Aktiviteti i cili zjgati 3 orë u moderua nga Albert Zholi dhe Anxhelin Zholi. Në këtë aktivitet të veçantë për qytetin e Vlorës shkrimtari dhe publicisti i mirënjohur Albert Zholi mori titullin e lartë “Nderi i Shoqatës “Shqipëria”  të firmosur nga Kryetari Bashkisë z. Dritan Leli dhe Kryetari Shoqatës z. Ilirjan Dhima, me këtë motivacion:

                                          DIPLOMË

NDERI I SHOQATËS KULTURORE, ATDHETARE “SHQIPËRIA

I jepet, Z. Albert Zholi

Për kontribut të shquar dhe ndjenja të larta patriotike në ndihmë të emigracionit shqiptar në Greqi e më gjerë, në vitet 1993-2018, me organizime aktivitetesh, shkrime dhe informacione mbi të drejtat e tyre dhe legalizimin. Gjatë viteve të demokracisë, si kryeredaktor i disa gazetave të përditshme, ka përcjellë zërin e emigrantëve, por edhe problemet e ndryshme të shoqërisë duke u bërë promotor i të drejtave dhe mbështetës i shqetësimeve të shoqërisë sonë. Të gjitha detyrat si gazetar, aktivist shoqëror i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë veprimtarisë së tij, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjarit të dashur dhe kuadrit të devotshëm dhe intelektualit modest.

Kryetari Bashkisë Vlorë

Dritan Leli

 Kryetari  i Shoqatës

Ilirjan Dhima

 Në mungesë të kryetarit të bashkisë Dritan Leli, dekoratën z, Zholi ja dorëzoi zëvendës Kryetari i Bashkisë Vlorë.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …