Ministri dhe Komandanti i FSK-së banë homazhe para arkivoleve të heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Ministri dhe Komandanti i FSK-së banë homazhe para arkivoleve të heronjve të kombit Ilir Konushevci dhe Hazir Mala

Ministri i FSK-së, zoti Rrustem Berisha i shoqëruar nga zëvendësministrat, Burim Ramadani dhe Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneralët e FSK-së, gjeneral major Gëzim Hazrolli, gjeneral major Zymer Halimi, gjeneral brigade Enver Cikaqi, gjeneral brigade Xhevahir Geci, gjeneral brigade Naim Haziri, gjeneral brigade Skender Zhitia, gjeneral brigade Fadil Hadergjonaj si dhe oficerë të tjerë të lartë,  në hollin e Kuvendit të Kosovës, bënë homazhe para arkivoleve të Heronjve të  Kombit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala.  Në ditën e Forcës së Sigurisë dhe në natën e datës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sot në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë, u bë rivarrimi i heronjve të kombit, Ilir Konushevci dhe Hazir Mala. Ministri Rrustem Berisha, me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj,  ishte edhe kryetar i Këshillit Organizativ për tërë procesin e rivarrimit.

Kontrolloni gjithashtu

Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Auditimi nxjerr në pah shkelje në Ministrinë e Rozeta Hajdarit: 29 pozita të mbajtura me ushtrues detyre dhe parregullsi në prokurim

Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar një sërë parregullsish në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe …