Brickos

Eliot Engel: Për atë që Kosova dhe liderët e saj vendosin, SHBA-ja do t’i mbështesë në çdo mënyrë të mundshme

Edhe kongresisti amerikan, Eliot Engel, mbështet idenë për korrigjimin e kufijve

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë qëndrimit të tij në Uashington, ka takuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, me të cilin ka biseduar për tema me interes për Kosovën. “Gjithmonë kam  kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës, kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Ai  në tri dekadat e fundit e ka përkrahur vazhdimisht vendin tonë në jetësimin e aspiratës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim. Mbështetja e tij dhe e SHBA-së për Kosovën ka qenë, është dhe do të mbetet përherë jetike për popullin dhe vendin tonë”, ka shkruar Thaçi. Engel pas takimit me Thaçin ka theksuar se ishte një bisedë shumë e mirë dhe se janë miq për shumë vite. Ai ka thënë se do të vazhdojë të avokojë për popullin e Kosovës për bashkëpunim më të thellë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së. I pyetur për idenë e korrigjimit të kufijve, Engel ka theksuar se SHBA-ja do të mbështesë liderët e Kosovës, për çfarëdo që ata vendosin. Nuk dua të hy në detaje, por dua të them që SHBA-ja është gjithmonë me Kosovën, për atë që Kosova dhe liderët e saj vendosin. SHBA-ja do t’i mbështesë në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë Engel pas takimit.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …