Tema të tjera...
Moldavia dërgon kontingjentin e ri paqeruajtës në Kosovë, 41 ushtarë i bashkohen misionit të KFOR-it
23/07/2026
Rrustem Mustafa kërkon reformë në drejtësi: Sistemi i tanishëm po mbetet peng i së kaluarës
23/07/2026
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pret në takim ambasadorin e ri të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Ky është takimi i pari mes Veselit dhe Kosnett prej se është emëruar ambasador i ri i ShBA-së në Kosovë. Kosnett dje është takuar me kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe me kryeministrin Ramush Haradinaj. Thaçi në këtë takim pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. Kosnett tha se është një privilegj dhe nder kthimi në Kosovë pas 15 vitesh për të shërbyer si ambasador i SHBA-së. Ai tha se Kosova është në një moment të historisë ku njerëzit duhet të marrin vendime të cilat do të mbahen në mend edhe në të ardhmen.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
