Stoltenberg

Stoltenberg, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Haradinaj dhe kryetarin e Serbisë, Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilëve u ka bërë thirrje që të shmangin deklaratat dhe veprimet provokuese. “Me Haradinaj ngrita shqetësime për planin lidhur me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një ushtri. Ia theksova se një veprim i tillë është i papërshtatshëm dhe kundër këshillave të shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja në perspektivën e Kosovës për integrim euro-atlantik. Gjithashtu fola me Vuçiqin për nevojën që të ulen tensionet e tanishme. Ua rikujtova të dyve se dialogu i ndërmjetësuar i BE-së mes Beogradit dhe Prishtinës,  mbetet e vetmja rrugë për të sjell paqe të qëndrueshme dhe stabilitet në rajon. NATO-ja mbetet e përkushtuar në sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës përmes misioni paqeruajtës të KFOR-it”, thuhet mes tjerash  në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj përjashton bashkëpunimin me VV: I hapur për konsulta me LDK-në dhe PDK-në

Ramush Haradinaj, ka deklaruar se nuk është i gatshëm të bashkëpunojë me Vetëvendosjen, duke theksuar …