Xhevat Gjini: Nuk mund të ketë pavarësi të Kosovës pa flamurin e saj kuq e zi

SHBA-të e përshëndesin miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për ta kryesuar OSBE-së në vitin 2020

Misioni Amerikan pranë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, përshëndeti miratimin e kandidaturës së Shqipërisë, për kryesimin e OSBE-së në vitin 2020. Reagimi u shpërnda edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ndërsa theksohej se SHBA-të janë gati të mbështesin Shqipërinë në këtë rol vendimtar. “SHBA përshëndet vendimin e arritur në mbledhjen e OSBE-së, duke miratuar sot kandidaturën e Shqipërisë si Kryetar i OSBE-së në vitin 2020! Ne shpresojmë që të mbështesim Shqipërinë, pasi ajo të marrë këtë rol vendimtar”, thuhet në reagim. Kujtojmë që OSBE, e cila aktualisht kryesohet nga Italia, u mblodh dje në Romë, në takimin e përvitshëm, ku edhe miratoi kandidaturën e Shqipërisë, për të kryesuar organizatën në vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …