Në Bruksel u mbajt takimi i dytë të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit ku mori pjesë edhe ministri, Pal Lekaj

Në Bruksel u mbajt takimi i dytë të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit ku mori pjesë edhe ministri, Pal Lekaj

Në Bruksel është mbajtur takimi i dytë të Këshillit Ministror të Komunitetit të Transportit në Bruksel, ku pjesëmarrës nga Kosova ishte ministri i transportit, Pal Lekaj. Me këtë rast, Lekaj i njoftoi anëtarët tjerë për ratifikimin e Traktatit të Komunitetit të Transportit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe zbatimin e saj nga autoritetet vendase. Krahas kësaj, Lekaj informoi përfaqësuesit e shteteve të tjera në këtë takim për pengesat që Serbia po i bën përkundër marrëveshjeve, siç është ky traktat. Në mes tjerash, ministri theksoi se “praktikat e autoriteteve serbe për ndërrimin e targave të qytetarëve të Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë, mospranimi i certifikatave që lëshohen nga autoritetet e Kosovës, duhet të ndërpriten menjëherë”.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …