AKP

Qeveria i ka përjashtuar sërish ekspertët britanikë nga procesi i emërimit të kryesuesit dhe anëtarit të Bordit të AKP-së

Qeveria e Kosovës ka përjashtuar ekspertët britanikë nga procesi i emërimit të kryesuesit dhe anëtarit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Edhe pse të dy këto borde ishin pjesë e listës së memorandumit të dakorduar mes Kuvendit, Qeverisë dhe Ambasadës Britanike, i cili ishte bërë për emërimin e njerëzve kredibilë në pozita të larta, si dhe me gjithë kërkesat e Ambasadës, procesi i rekomandimit dhe emërimit është bërë pa përfshirjen e tyre. Edhe gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të tjerë të Bordit të AKP-së, në shkurt të këtij viti, Qeveria kishte përjashtuar nga ky proces britanikët, duke mos i ftuar fare gjatë procesit të rekrutimit. Megjithatë, edhe zgjedhja e Valon Tolajt, ish-zyrtarit të AAK-së ditë më parë në këtë pozitë ka nxitur reagim të Ambasadës. Për këtë, ajo ju ka dërguar një email deputetëve të Komisionit për zhvillim ekonomik, duke shprehur shqetësimin për mospërfshirje në proces.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …