leoni

Milo Gjukanoviq: Atë çfarë e bëri Serbia në Kosovë në vitet e 90-ta sot po ia bën sot Malit të Zi

Kryetari i Malit të Zi , Milo Gjukanoviç thotë se Beogradi po prish të gjitha raportet me fqinjët e tij

Kryetari i Malit të Zi , Milo Gjukanoviç ka rikonfirmuar që marrëdhëniet me Serbinë për momentin janë të vështira. Sipas tij Beogradi po prish të gjitha raportet me fqinjët e tij. Gjukanoviç në një televizion të Malit të Zi tha se shteti që ai udhëheq nuk merre vendime anti-serbe por në interes të vendit. Po ashtu foli edhe për sjelljen e opozitës pro-serbe në Malin e Zi. “Ata në vend se të marrin pjesë në krijimin e politikës kombëtare, po e luajnë rolin e një pakice të rrezikuar në Malin e Zi dhe vazhdimisht ankohen në Beograd. “, u shprehë ai. Gjukanoviç beson që qëllimi i opozitës pro-serbe është i qartë, shkatërrimi i shtetit të Malit të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pranon mijëra dronë kamikazë “Skydagger”, Vuçiq kritikon ashpër Turqinë

Kosova ka pranuar kontejnerët me mijëra dronë luftarakë kamikazë të tipit “Skydagger”, të cilët, sipas …