Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave me BE-në

Kryeministri, Edi Rama, ka bërë ndryshime të shumta në kabinetin qeveritar

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë disa ndryshime në qeveri, të cilat i ka bërë me dije në Asamblenë e Partisë Socialiste. Lindita Nikolla do të zëvendësohet nga Besa Shahini në Ministrinë e Arsimit, e cila është me origjinë nga Kosova. Arben Ahmetaj do të zëvendësohet nga Anila Denaj në Ministrinë e Financave. Ditmir Bushati do të zëvendësohet nga Genti Cakaj në Ministrinë e Jashtme, i cili po ashtu është nga Kosova. Damian Gjiknuri do të zëvendësohet nga Belinda Balluku në Ministrinë e Infrastrukturës. Niko Peleshi do të zëvendësohet nga Blendi Çuçi në Ministrinë e Bujqësisë. Mirela Kumbaro do të zëvendësohet nga Eva Margariti në Ministrinë e Kulturës. Sonila Qato do të zëvendësohet nga Eduard Shalsi në Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes. Gjithashtu, Edi Rama ka njoftuar se do të kthehet Ministria e Marrëdhënies me Parlamentin dhe ministre e saj do të jetë Elisa Spiropali.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …