Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme përveç pjesëve malore që ka vështirësi

Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët janë të qarkullueshme përveç pjesëve malore që ka vështirësi

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë. Ministria e Infrastrukturës thotë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të qarkullueshme përveç pjesëve malore që ka vështirësi në komunikacion. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka konfirmuar se gjendja e rrugëve në nivel të vendit është e mirë dhe janë të kalueshme. “Me raportin e marr në ora 8:00 nga menaxherët e shtatë rajoneve të Kosovës, gjendja e rrugëve është e mirë, kujdestaria në mbrëmje ka hedhur kripë në rrugët që janë kompetencë e ministrisë dhe në mëngjes në ora 05:00 ka filluar intervenimi me pastrim të rrugëve të rrugëve dhe hedhjes së kripës në tërë vendim. Të gjitha rrugën në Kosovë janë të kalueshme”, tha Kadriu. Ai tregoi se në rrugët malore ka vështirësi në qarkullim. “Në pjesët malore ka vështirësi , por jo me ndërprerje të komunikacionit”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …