Remzi Hasani

Mesazh urimi nga Lëvizja Popullore Shqiptare për kultivimin e veprës revolucionare të shokut Enver Hoxha

Me rastin e jubileut të rëndësishëm historik- 20 vjetorin e themelimit të Radios Kosova e lirë dhe Agjencisë së lajmeve Kosova press, zëra që vinin nga zjarri i luftës titanike për jetë apo vdekje të popullit tonë, pranoni urimet tona për ato ngjarje të shënuara epokale. Radio Kosova e lirë dhe agjencia e lajmeve Kosova press ishin të vetmet medium informativ në kohë lufte që shndritën në errësirë dhe qanë mes për mes errësirën informative që kishte pllakosur vendin dhe popullin tonë. Ju të nderuar drejtues dhe staf të Radios Kosova e lirë, edhe sot jeni i vetmi medium informativ që frymoni dhe frymëzoni shqip, nderi dhe lavdia qofshin përherë me ju.

 

Me shumë respekt LPSH-KVE

Remzi Hasani

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …