Gjenerallejtnant Rrahman Rama, thotë se pavarësisht emrit, FSK do të do të jetë Ushtria e Kosovës

Gjenerallejtnant Rrahman Rama, thotë se pavarësisht emrit, FSK do të do të jetë Ushtria e Kosovës

Ushtria e Kosovës do t’i ketë 5 mijë pjestarë aktivë dhe 3 mijë rezervë. Në FSK thonë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës 5.5 milionë euro, dhe për cdo vit të ketë rritje të buxhetit. Forca e re pret edhe donacione nga aleatë, e disa veç i ka të konfirmuara për në gjysmën e parë të këtij viti. FSK do të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe do të veprojë varësisht urdhërave qe do t’i marrë. Komandanti i FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Rama ka thënë se kanë qenë të kujdesshëm në aspektin e buxhetit, marrë parasysh situatën ekonomike në vend. Në planin e FSK-së përfshihet edhe zhvillimi profesional i pjestarëve. Aktualisht pjestarët e Forcës shkollohen në gjashtë akademi prestigjioze në botë, në vendet anëtare të NATO-s. Forca e Sigurisë së Kosovës po fillon fazën e transformimit në Ushtri të Kosovës, me ndryshime ligjore, dhe jo kushtetuese, e kjo i ka pamundësuar të ketë edhe emrin. Gjeneral Rama ka theksuar se pavarësisht emrit, FSK do të do të jetë Ushtria e Kosovës. Komandanti i FSK-së tregon se në fillim të këtij viti fillojnë me rekrutimin e gjeneratave të reja që do t’i bashkangjiten Forcës. Gjithashtu, në gjysmën e parë të vitit pritet arrijë një donacicon prej 12.5 milionë euro. Vitin që shkoi, gjeneral Rama ka nënshkruar 71 largime të pjestarëve nga komuniteti serb, pas presioneve dhe shantazhit që u kishin ardhur atyre nga Beogradi. Komandanti i FSK-së ka shtuar se pjesa tjetër e serbëve janë duke vazhduar të shërbejnë aty normalisht.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …