Universiteti “Hasan Prishtina”

Përshkallëzohen grevat, rektorët e universiteteve publike do të fillojnë grevë të përgjithshme

Rektorët e universiteteve publike  kanë njoftuar se prej nesër gjitha universitetet publike do të fillojnë grevë të përgjithshme dhe protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Zëvendës kryesuesi i kësaj konference, Fadil Millaku tha se ky vendim ka ardhur për shkak të veprimeve të fundit të Agjencisë Kosovare për Akredim për mbylljen e programeve. Millaku kërkoi nga organet kompetente që të shkarkohet ministri i arsimit, Shyqiri Bytyqi, gjithë anëtarët e AKA-së dhe të shfuqizohet vendimi i tyre. Ai po ashtu, njoftoi se do të ndërpriten gjitha kontratat  me ministrin aktual. Ndërsa, kërkoi takim me krerët e institucioneve për zgjidhje të kësaj situate.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …