Brickos

MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUESIN E BANKËS BOTËRORE, JOEL REYES

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim Joel Reyes, specialist i arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, me të cilin bisedoi rreth projekteve që janë duke u implementuar në arsim, por edhe mundësive për investime të reja. Ministri Bytyqi e falënderoi Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme në arsim, përkrahje e cila ka mundësuar zhvillimin e arsimit në Kosovë, ndërsa theksoi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme për të realizuar synimet për ngritjen e cilësisë. Ministri Bytyqi premtoi angazhim të shtuar të MAShT-it, në mënyrë që të shfrytëzohen në tërësi mundësitë e krijuara për investime nga Banka Botërore në segmente të ndryshme të arsimit. Ndërsa, Joel Reyes, po ashtu theksoi rëndësinë që kanë investimet në sektorin e arsimit, sidomos kur bëhet fjalë për zhvillimin e shkollave përmes mbështetjes me grante, por edhe sa i përket reformës për vlerësimin e nxënësve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …