KFOR-i

D’Addario: KFOR-i i vendosur të ruajë sigurinë pavarësisht zhvillimeve politike dhe tensioneve të mundshme

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë është e vendosur të ruajë ambientin e sigurt, pavarësisht zhvillimeve politike dhe tensionimeve të mundshme, që aktualisht rrezikohen të nxiten nga përshkallëzimi i gjuhës dhe retorika politike. Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori italian Lorenzo D’Addario. Ai konsideron se momenti aktual ofron mundësi për një zgjidhje politike, por insiston se kjo është punë e politikanëve, ndërsa ushtarakët e kanë punë të analizojnë çdo skenar ashtu që të mos zihen në befasi. Në rend të parë dua të them se, po, jam këtu tash e dy muaj e gjysmë dhe ka qenë shumë qetë pasi që jam kthyer, pasi që kam qenë këtu më 1999 dhe më 2004. Janë këto dy përvoja, të cilat më kanë dhënë një shije të dy situatave të ndryshme, kur kam menduar se KFOR-i është dëshmuar relevant, në mënyra të ndryshme. Por një gjë tjetër që do të doja ta thosha është se vërtet jam kënaqur me mikpritjen dhe ngrohtësinë e popullit dhe madje edhe të institucioneve – ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …