Hashim Thaçi

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës i kërkon kryetarit, Thaçi, të mos dekretojë Ligjin për pagat

Projektligji për pagat ka shkaktuar pakënaqësi të shumta si në sektorë publikë dhe privatë. Presidenti Thaçi ka pranuar se i kanë shkuar në zyrë të tij shumë ankesa, ndërsa drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, kërkon që ligji të mos dekretohet nga presidenti, por të kthehet në forumet e diskutimit. Protesta e greva të shumta janë mbajtur e janë paralajmëruar pas miratimit të Ligjit për Paga. Ankesa e kërkesa për mos-dekretim janë dërguar në zyrën e presidentit Hashim Thaçi, i cili tha se do të marrë një vendim në interesin e shoqërisë kosovare. Kundërshtimin që nga fillimi ndaj Ligjit për Paga e ka shprehur edhe Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, duke e parë si jo të mirë rritjen e hendekut ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Drejtori i Odës Amerikane, Arian Zeka, ka deklaruar se absolutisht sektori privat e ka të pamundur t’i ndjekë trendët e rritjes së pagave në sektorin publik.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …