Bashkëpunim mes Kosovës e Izraelit në fushën e atletikës

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Bunjaku ka pritur në takim pune Kryetarin e Federatës së Atletikës të Izraelit Ami Baran me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi u diskutua për bashkëpunim në mes dy shteteve në fushën e sportit si dhe për investime të ndryshme në fushën e sportit në shtatë komuna në Republikën e Kosovës në veçanti për talentet e rinj dhe për trajnerët. Me këtë rast zëvendësministrja u shpreh se MKRS-ja është e gatshme që të bashkëpunojë dhe të mbështesë projektet konkrete që janë me interes për sportistët e rinj dhe trajnerët. Po ashtu ajo tha se  “thellimi i bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sportit do të avancojë edhe më shume infrastrukturën sportive si dhe do të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionale në fusha të ndryshme sportive”. Ndërkaq, kryetari i Federatës së Izraelit Ami Baran tha se, është i gatshëm të bashkëpunojë me MKRS-në për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm, në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …