Edhe Kosova i bashkohet thirrjes së bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund dhunës dhe shtypjes në Bjellorusi

Kosova ka vënë kushte në dialogun për marrëveshjen finale me Serbinë

Delegacioni shtetëror për negociata me Serbinë, ka vënë një kusht në dialogun për marrëveshjen finale.  Kusht është zotimi paraprak i delegacionit serb se a e ka autoritetin që të bjerë dakord për njohjen e shtetit të Kosovës?. Ky kusht ndodhet në parimin e nëntë, nga dhjetë gjithsej sa ka Platforma për dialogun mbi marrëveshjen përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve, dokument ky që përbën qëndrimin zyrtar të Shtetit të Kosovës për dialogun. Platforma, është miratuar të dje nga Delegacioni shtetëror për negociata me Serbinë, pasi me përmbajtjen e tij paraprakisht janë pajtuar përfaqësuesit më të lartë shtetërorë. Ajo do të vihet për votim në Kuvend të premten. Në Platformë Delegacioni zotohet se “nuk do të ketë marrëveshje pёr asgjё deri sa tё mos ketё marrёveshje pёr gjithçka”.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Kryeministri Kurti po refuzon bashkëpunimin dhe po e kushtëzon kompromisin me nënshtrim të deputetëve

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka drejtuar kritika në adresë …