Flora Brovina: Janë pak 11 vjet pavarësi për të kërkuar gjithçka nga Shteti i Kosovës

Flora Brovina: Janë pak 11 vjet pavarësi për të kërkuar gjithçka nga Shteti i Kosovës

Në një intervistë për “TV Diellin”, deputetja e Kuvendit të Kosovës, veprimtarja dhe humanistja,  Flora Brovina, pasi ka folur për disa momente kyçe të jetës dhe biografisë së saj të pasur atdhetare e humaniste, është shprehur e dëshpëruar me qasjen që ne si popull kemi ndaj Atdheut.

Ne nuk e pyesim veten se çka i dhashë dhe sa i dhashë unë atdheut, por kërkojmë të marrim sa më shumë nga ai.

Janë pak 11 vjet pavarësi për të kërkuar gjithçka nga Shteti i Kosovës. Nuk ndalemi  të mendojnë se 20 vjet kemi blerë artikuj e mallra të ndryshme nga Serbia duke i dëmtuar prodhuesit tanë.

Tani kur kemi aplikuar një taksë na kritikojnë dhe kërkojnë nga ne të heqim dorë nga ky vendim i drejtë, sepse Serbia po ndihet e dëmtuar ekonomikisht. Deputetja, Flora Brovina kërkon që populli të vetëdijësohet dhe t’i bojkotojë produktet serbe, sepse një veprim i tillë ka qenë dashur të merret  prej kohësh.

Ajo saktësoi se Kosova gjendet para një presioni të fortë ndërkombëtar, por vendimin e Qeverisë lidhur me mos heqjen e taksës për mallrat e Serbisë dhe Bosnjës e konsideron të drejtë, sepse shton ajo se  edhe në bisedime e në marrëveshje duhet të jemi të barabartë.

Deputetja Brovina ndihet e brengosur edhe me shumë dukuri, të cilat po e dëmtojnë jetën qytetare në vendin tonë. Ne ende nuk reagojmë në mënyrë unike, si një popull kur është në pyetje fati dhe sidomos interesi i atdheut, saktëson ajo. Po ashtu kemi ndryshuar  edhe në familje. Kemi një  prirje të pangopshme për jetë luksoze, duke harruar ku kemi qenë dikur dhe ku jemi tani…

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …