BE: Mos akredidimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga ENQA është kthim mbrapa, Qeveria e re të punojë për anëtarësim

MPB organizon konferencën “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”

Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencën zyrtare të përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”. Ceremonia zyrtare e përmbylljes do të mbahet sot në ndërtesën e Qeverisë. Në këtë konferencë do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, shefi i Sektorit të Seksionit Politik, Ekonomik dhe Integrimit Evropian, Riccardo Serri, ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems, zëvendësdrejtori i Shërbimit të Migrimit nga Holanda, Roelof Triemstra si dhe përfaqësues tjerë te institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Qëllimi i projektit ka qenë fuqizimi i kapaciteteve të institucioneve relevante të Kosovës në menaxhimin efektiv te migrimit si dhe harmonizimin e politikave dhe legjislacionit në përputhje me standardet e BE-së. Ky projekti është financuar nga BE-ja dhe është zbatuar nga Holanda me partnerët kryesorë Suedinë dhe Austrinë, ndërsa partnerë tjerë kanë qene Letonia, Polonia, Belgjika.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …