Rekrutet

FSK: Kandidatët që kanë plotësuar kriteret e përgjithshme për rekrut në FSK, nga sot do t’i nënshtrohen testimit

Të gjithë ata kandidatë, që kanë plotësuar kriteret e përgjithshme për rekrut në Forcën e Sigurisë së Kosovës, sot do t’i nënshtrohen testimit në testin e aftësive dhe testin fizik. Testimi do të bëhet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku testimi do të zhvillohet sipas grupeve që më herët janë bërë publike nga FSK. Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kandidatët ditën e testimit duhet të kenë më vet numrin e aplikimit dhe letërnjoftimin apo një dokument identifikimi.     Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se kandidatët duhet të paraqiten me kohë në vendin ku do të mbahet testimi, së paku 15 minuta para orarit të publikuar për testim. Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit duhet të jenë të veshur me rroba sportive dhe që gjatë kohës së testimit nuk lejohet që me vete të posedojnë apo të përdorin pajisje të teknologjisë informative, siç janë telefonat mobilë, kalkulatorë, orë të mençura.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …