Uashingtoni zyrtar nuk përkrah asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur kryetar i Kosovës

Zëdhënësi i Ambasadës amerikane në Prishtinë, Filip Drewry ka deklaruar se Uashingtoni zyrtar nuk e përkrah asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur kryetar i Kosovës. Duke komentuar  deklaratat e zëvendës-kryeministrit Hashim Thaçi, i cili, të martën, tha se Amerika e përkrah zgjedhjen e kryetarit  të Kosovës dhe se ajo e di kush janë kandidatët për president duke nënkuptuar vetvete, zotëri Drewry ka saktësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin institucionet demokratike të Kosovës, duke përfshirë procesin e zgjedhjes së kryetarit. Amerika  nuk e përkrah asnjë kandidat individual për kryetar, apo për ndonjë post tjetër, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Rexhep Selimi

Rexhep Selimi dënohet me 13 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar me 13 vjet burgim ish-kreun e Ushtrisë Çlirimtare të …