Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim Feride Hysenin, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës

Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në një takim Feride Hysenin, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, është zotuar se qeveria do t’i japë mbështetje veprimtarive humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar. Këto deklarata kryeministri i ka bërë gjatë një takimi me Feride Hysenin, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës. “Nga Feride Hyseni, kryetare e Kryqit të Kuq të Kosovës, u njoftova me aktivitetet që i zhvillon kjo organizatë humanitare në tërë vendin dhe shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Qeveria e vendit do t’u qëndrojë afër njerëzve dhe organizatave të vullnetit të mirë në çdo kohë, duke i dhënë mbështetje veprimtarisë humanitare në rrafshin vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …