Dialogu

Moore: Nëse vazhdon dialogu mes Kosovës e Serbisë zgjidhja përfundimtare e problemit mund të ndodh gjatë këtij viti

Drejtori politik i Foreign Office-it Richard Moore ka deklaruar se nëse vazhdon dialogu, skenari i arritjes së zgjidhjes së problemit Kosovë – Serbi gjatë këtij viti duket real dhe i mundshëm. Moore i cili gjatë javës së shkuar ka qëndruar në Prishtinë e Beograd, në intervistën për gazetën e Beogradit “Danas”, ka thënë se Britania e Madhe e përkrah plotësisht dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës, se i vjen keq që ai aktualisht “qëndron në vend” dhe ka shtuar se qëllimi vizitës së tij në Prishtinë ka qenë që të shohë se çfarë mund të bëhet që të lëvizin gjërat. “Kur bëhet fjalë për qëndrimin e Britanisë së Madhe ndaj dialogut, duhet marrë me rezervë ato që i thonë politikanë në Beograd e në Prishtinë, por duhet bazuar në atë që e thonë zyrtarët britanikë”, citohet të ketë thënë Moore . Duke folur lidhur me taksën Moore ka thënë se ajo duhet të hiqet.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …