Brickos

O’Connell thotë mos prisni ndërhyje ndërkombëtare në luftimin e korrupsionit, por këtë vetë duhet ta bëni

Ruairi O’Connell: Korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme serioze në Kosovë

Një vit e gjysmë më parë, Qeveria e Kosovës dhe Ambasada britanike në Prishtinë kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese. Memorandumi ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive që janë në përgjegjësi të Qeverisë të jetë kredibil, ndërsa gjatë procesit kishte edhe ekspertë nga Mbretëria e Bashkuar. Ambasadori britanik në Kosovën Ruairi O’Connell, vlerëson se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme serioze në Kosovë. Pak javë më vonë, Ambasada britanike nënshkroi këtë marrëveshje edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese. Veseli pati deklaruar se ka pasur kritika lidhur me procesin e rekrutimit të njerëzve në pozita të tilla, prandaj, sipas tij, ka filluar dhe po vazhdon ky projekt, i cili do t’i luftojë pabarazitë dhe do të ndihmojë në përzgjedhjen e kuadrove profesionale.

Sot në Prishtinë, kryeministri Haradinaj edhe kryekuvendari Veseli do të marrin pjesë në konferencën e projektit të Ambasadës Britanike për Rekrutimin e Pozitave të Larta Drejtuese. Ditë më parë, kjo ambasadë e edhe ajo amerikane reaguan për vendimin e Kuvendit të Kosovës për të zgjedhur Naser Shalën drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …