BE i kërkon Kosovës t’i dëshmojë përpjekje në sundimin e ligjit, migracionit dhe sigurisë për ta fituar liberalizimin

Janija Ivanusha: Tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian

Deputeti slloven, nënkryetar i Partisë Kombëtare Sllovene, Janija Ivanusha beson se tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës është një proces real brenda Bashkimit Evropian. Ai  thotë se së shpejti miratohet rezoluta për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa shton se edhe vendet e tjera po e bëjnë të njëjtën. “Ne shpresojmë që të miratojmë udhëzime të reja për heqjen e pavarësisë së Kosovës, pasi disa vende e kanë bërë këtë tashmë, ndërsa disa tjera po planifikojnë ta bëjnë”, përfundoi ai, shkruan Tanjug.  Ivanusha gjatë qëndrimit në Beograd ka theksuar se udhëheqja e re e Bashkimit Evropian, pas zgjedhjeve të majit, do të shqyrtojë drejtimin e lëvizjes së saj të re. Deputeti slloven përfundon se çështja e Kosovës është e rëndësishme sepse ka pasur drejtime të reja në politikën evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …