Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjen e Narkotikëve, Kirsten D.Madison do të qëndrojë sot në Kosovë

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjen e Narkotikëve, Kirsten D.Madison do të qëndrojë sot në Kosovë

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjen e Narkotikëve, Kirsten D.Madison pas arritjes së saj në Kosovë, në orën 13:40 do t’i dorëzojë një donacion Agjencisë kosovare të Forenzikës. Vizita e Ndihmës Sekretares amerikane, Kirsten D.Madison, është paralajmëruar edhe ditë më parë dhe u bë e ditur se Madison do të takohet me kryeministrin Ramush Haradinaj, zyrtarë të Policisë ë Kosovës, Ministrisë së Drejtësisë, Shërbimit Korrektues. Këto takime Madison me përfaqësues shtetëror dhe anëtarë të shoqërisë civile do t’i bëjë në mënyrë që të nxisin reformën në drejtësi dhe në zbatimin e ligjit në Kosovë. Ndryshe duhet cekur se Departamenti amerikan i Shtetit lufton trafikimin e narkotikëve, krimin ndërkombëtarë dhe korrupsionin kudo në botë, duke ndihmuar qeveritë e ndryshme dhe shoqërinë civile të ndërtojnë shoqëri të forta, të qëndrueshme dhe të ndershme që luftojnë krimin ndërshtetëror dhe destabilizimin, të cilat kërcënojnë sigurinë e amerikanëve. Po ashtu vlen të theksohet se në Kosovë gjatë ditëve të kaluara për vizitë ishin edhe zyrtarë të tjerë amerikanë, por që temë diskutimi e vizitës së tyre ishte aktualiteti politik.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …