EULEX-i liron kriminelin, Ivanoviq për të festuar ditëlindjen e djalit të tij

Drejtësia selektive e EULEX-it bën skandalin e radhës. Kreut të Nismës ‘Serbia, Demokracia, Drejtësia’, Oliver Ivanoviq, që është shpallur fajtor për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, do t’i lejohet dalja nga burgu për të festuar ditëlindjen e djalit të tij. Mediet nga pjesa veriore e vendit bëjnë të ditur se ai do të lejohet për disa orë nga burgu. Kjo nuk është hera e parë kur gjykatësit e EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, bëjnë favore të tilla për serbët. Trupa gjykuese edhe më parë kishte lejuar kriminelin, Oliver Ivanoviq që të dilte nga paraburgimi për të marrë pjesë në kremtimin e një feste ortodokse. Krejt kjo vjen në një kohë kur gjykatësit e EULEX-it po bëjnë shkelje të papara në rastin e ish-komandantit të ZO të Drenicës, Sami Lushtaku, të cilit po i mohohet e drejta e trajtimit mjekësor për problemet kardiake. Përndryshe, Oliver Ivanoviq, është dënuar nga gjykatësja rumune e EULEX-it, Roksana Komsa, me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera në Mitrovicë më 14 prill të vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …