Veseli dhe Haradinaj e pranojnë së në Kosovë vazhdojnë të emërohen persona të cilët kanë lidhje me politikën

Veseli dhe Haradinaj e pranojnë së në Kosovë vazhdojnë të emërohen persona të cilët kanë lidhje me politikën

Në pozita të larta drejtuese në Kosovë vazhdojnë të emërohen persona të cilët kanë lidhje me politikën, ani pse ata nuk përmbushin kriteret për atë pozitë në të cilën emërohen. Kështu është thënë në konferencën e organizuar për fazën e dytë të projektit të Rekrutimit të financuar nga Ambasada Britanike “Forcimi i Qeverisjes së Mirë, Transparencës dhe Përgjegjshmërisë së Institucioneve të Kosovës”, për pozitat e larta drejtuese brenda shërbimit civil dhe institucioneve të pavarura. Se në Kosovë ka emërime në baza partiake e ka pranuar edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, i cili ka thënë se nga emërime të tilla po humbet besimi i qytetarëve e të cilët pastaj po largohen nga Kosova. Ai ka thënë se inkurajon shoqërinë civile dhe mediat, që të tregohen të guximshëm dhe të zëshëm për të ndalur njerëzit e tillë, për siç ka thënë se do ta shkatërrojnë perspektiven e shtetit. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ambasada Britanike ka ndihmuar në kthimin e besimit në organet publike, por edhe rekrutimin në pozita të larta të shërbimit civil duke e parandaluar nepotizmin dhe duke e konsoliduar transparencën, meritokracinë dhe qeverisjen e mirë. Megjithatë, kreu i Qeverisë, thotë se ka pasur edhe lëshime dhe dëme me të cilat duhet të përballen.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …