Nga data 21 e deri me 26 mars 2019 në Viti organizohet manifestimi tradicional “Flakadani i Karadakut” me aktivitete të shumta

Nga 21 e deri me 26 mars 2019 në Viti organizohet manifestimi tradicional “Flakadani i Karadakut” me shumë aktivitete

Nën përkujdesjen e komunës së Vitisë, respektivisht të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport nga data 21 deri me 26 mars 2019 organizohet manifestimi tradicional “Flakadani i Karadakut” më aktivitete të shumta kulturo-artistike të cilat do të mbahën sipas kësaj agjende:

  • Të enjtën, më 21 mars 2019 bëhet hapja solemne e manifestimit dhe ndezja e flakadanit në orën 18:00 në sheshin “Nijazi Azemi”.
  • Të premten, më 22 mars 2019 mbahen garat rajonale të recituesve në orën 11:00 në sallën e Kuvendit në Shtepinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”.
  • Të shtunën, më 23 mars 2019 në orën 14:00 mbahet ora e madhe letrare në në sallën e Kuvendit në Shtepinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”.
  • Të dielën më dhe të martën, më 24 dhe 26 mars 2019 në orën 14:00 mbahet festivali i ansambleve dhe shoqërive kulturore dhe artistike – 2019 në sheshin e qytetit të Vitisë dhe sallën e koncerteve.
  • Të martën, më 26 mars 2019 në orën 10:00 mbahen homazhe tek varrezat e dëshmorëve.
  • Të shtunën, më 23 mars 2019 në orën 10:00 mbahet gara nacionale në pingpong, në sallën e sporteve në SHMKL profesionale.
  • Të dielën, më 24 mars 2019 në orën 10:00 mbahet gara nacionale në shah, në Shtepinë e Kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …