Sllobodan Petroviq: Nuk ka njeri që mund të më detyrojë të kem konflikt me fqinjët e mi, shqiptarë e të tjerë

Sllobodan Petroviq: Nuk ka njeri që mund të më detyrojë të kem konflikt me fqinjët e mi, shqiptarë e të tjerë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq, në një konferencë për media ka treguar detajet e sulmit të sotëm që ndodhi ndaj tij. Ai ka deklaruar se sulmi ndaj tij nuk ishte i rastit dhe se nuk ndihet i frikësuar por se akti i tillë përbën shqetësim për të, familjen  e miqtë e tij. “Policia me siguri ka dosje për atë person, por edhe ju mund ta vërtetoni përmes rrjeteve sociale se për çfarë njeriu është fjala. Para një ore isha në lokal ku ishte ai me një person tjetër, ku filloi të gjuajë fjalë, më ofendoi dhe më shau.  Petroviq tha se nuk ka politikë e as kryetar ë mund t’a detyrojë atë dhe kolegët e tij partiak që ta ndryshojnë politikën e tyre dhe se ‘nuk ka njeri që mund të më detyrojë të kem konflikt me fqinjët e mi, që të rrihemi apo të luftojmë dhe se një politikë e atillë ka shkaktuar me qindra e mijëra viktima e njerëz, që kanë mbetur pa kulm në kokë’, ka saktësuar Petroviq.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …