Kryeministri i Australisë, Morrison ka dënuar deklaratat e kryetarit të Turqisë, Erdogan pas masakrës në Zelandë të Re

Kryeministri i Australisë, Morrison ka dënuar deklaratat e kryetarit të Turqisë, Erdogan pas masakrës në Zelandë të Re

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka dënuar deklaratat e kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pas masakrës në Zelandë të Re, ku u vranë mizorisht 50 myslimanë duke u falur në dy xhami të një qyteti. Morrison konsideron shumë fyese e ofenduese deklaratat e kryetarit, Erdogan në këtë situatë shumë të ndjeshme” tha kryeministri Morrison. Presidenti turk Erdogan më herët tha se australianët anti-myslimanë do të “ktheheshin në arkivole” si gjyshërit e tyre të vrarë në Çanakala vend i betejes më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore. Më shumë se 8.000 ushtarë australianë dhe të Zelandës së Re vdiqën duke luftuar kundër forcave turke pranë qytetit bregdetar dhe beteja konsiderohet një ngjarje e madhe në historitë e të dy vendeve. Qytetarët e të dy vendeve çdo vit udhëtojnë në muajin prill në Gallipoli për të shënuar përvjetorin e betejës. Kryeministri Morrison tha se Erdogan ka fyer kujtimin ndaj ushtarëve australianë dhe të Zelandës së Re, të cilët luftuan dhe u vranë me të vetmin qëllim për  ta zhbërë Turqinë dhe turqit.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …